Pacolli për VV-në: Ku mbeten premtimet elektorale, katastrofë

11:39 | 02 Nëntor 2023
pacolli-per-vv-ne:-ku-mbeten-premtimet-elektorale,-katastrofe

Behgjet Pacolli ka thënë se nuk e kupton pse VV po e bllokon mocionin e opozitës për të diskutuar rreth kërkesave të minatorëve dhe policëve.

Ai ka pyetur se ku mbetet morali politik e premtimet.

“Katastrofë”, ka shkruar ai në Facebook.

“Nuk e kuptoj pse Vetëvendosje (shumica e kuvendit) bllokon mocionin e opozitës për të diskutuar rastet e minatorëve dhe policisë, në parlamentin e Kosovës. Ku mbetet morali politik, ku mbeten premtimet elektorale… katastrofë.”

Komento: