Pacolli: Qeveria Kurti ka lejuar stafin mjekësor nga Serbia të hyjë në Kosovë pa i çuar në karantinë

14:50 | 28 Prill 2020

Kryetari i AKR-së, njëherit deputeti Behgjet Pacolli ka thënë se nuk po trajtohet siç duhet nga Qeveria e Kosovës.

“Qeveria Kurti ka lejuar stafin mjekësor nga Serbia që të hyjë në Kosovë pa shkuar në karantinë. A vlejnë rregullat që Albin Kurti i zbaton për të gjithë njësoj apo jo?”, është shprehur ai në Twitter.

Sipas Pacollit, qeveria e Kurtit është një qeveri turpi për shtetin e Kosovës, me lojërat politike që po bën ndaj atyre që mendojnë ndryshe.

“Qeveria është turpi i vendi me lojërat e saj politike kundër atyre që mendojnë ndryshe nga ta”.

Komento: