Pacolli reagon pas lajmit se Xhamajka nuk e ka njohur Kosovën: Prapë se prapë Faleminderit

10:38 | 21 Shkurt 2020

Ish-Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka reaguar pas lajmit se Xhamajka nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Pacolli ka falenderuar Xhamajkën dhe ministren e Punëve të Jashtme të këtij shteti edhe pas demantimit për njohjen nga kjo e fundit, raporton express.

“Prapë se prapë Faleminderit Xhamajka, faleminderit Ministre Kamina Smish, faleminderit SHBA, Eliot Engel. Kosova dhe kosovarët do të vazhdojnë të jenë përgjithmonë miq të besueshëm të qeverisë dhe popullit të Xhamajkës”, ka shkruar Pacolli në Twitter.

Lajmin për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Xhamajka e ka dhënë i pari, Presidenti Hashim Thaçi përmes profilit të tij në Twitter.

Ndërkaq, Ministrja e Punëve të Jashtme e këtij shteti ka demantuar lajmin duke shkruar se Xhamajka nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Komento: