Behgjet Pacolli flet për videon e VV-së: E gërditshme.
Behgjet Pacolli ka folur për videon e publikuar nga Vetëvendosje dje, ku sulmohen personat që në vitet e kaluara kanë qenë në pushtet.
Pacolli në një përgjigje për Gazetën Express tha se kjo është e gërditshme.
Sipas tij, duke e parë që Kosova po stagnon në këto dy vite në të gjitha aspektet, kjo sipas tij, është e gërditshme.
“E gërditshme, duke pa se Kosova po stagnon qe dy vite e këndej ne te gjitha aspektet”, tha ai.
Dje Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar një video ku sulmohen figurat që kanë qenë në pushtet në vitet e kaluar, para se partia e Albin Kurtit të vijë në pushtet. Në mesin e këtyre figurave, që sipas VV-së e kanë shkatërruar Kosovën, janë ish-kryeministrat, Hashim Thaçi, Isa Mustafa, Ramush Haradinaj e disa të tjerë.