
Me anë të një fotografie të cilën e ka postuar në rrjete sociale, Pacolli tregon se ka shfrytëzuar momentin për reflektim dhe lexime për t’u mbushur me energji për sfidat që e presin.
“Mes rrugëtimesh të gjata, e shfrytëzova momentin për reflektim dhe lexime që më mbushin me energji të re për sfidat që na presin. Ndonëse shpesh i lodhshëm, ky ritëm është një dëshmi e përkushtimit që kam ndaj vendit tonë dhe njerëzve të tij. Ditë të mbarë ju uroj miqtë e mi”, ka shkruar Pacolli.