Pacolli takon Ramën: Prishtina po ecën me një ritëm të duhur, kjo është shumë inkurajuese

16:33 | 13 Maj 2024
pacolli-takon-ramen:-prishtina-po-ecen-me-nje-ritem-te-duhur,-kjo-eshte-shume-inkurajuese

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli është takuar me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.

Pacolli njoftoi se Ramën e ka përgëzuar për punën e shkëlqyer në kryeqytet.

“Sot kam pasur një takim të këndshëm me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Perparim Ramen. E përgëzova për punën e tij të shkëlqyer për Kryeqytetin tonë dhe veçanërisht për vizionin e tij për të ardhmën.. Zhvillimi i vërtetë vjen nga harmonizimi i ideve dhe vizionit të tij të fuqishëm, si dhe nga investitorët privatë që japin kontributin e tyre.”, ka shkruar ai.

Ndër të tjera, kreu i AKR-së theksoi se Prishtina po ecën me një ritëm të duhur duke shtuar se kjo është shumë inkurajuese.

Në fotografinë e shpërndarë shihet se Pacolli ia ka dhuruar të parit të Prishtinës librin e tij.

Komento: