Pacolli thotë se Çekia e mbështet Kosovën, nuk ka ҫ’njohje – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Pacolli thotë se Çekia e mbështet Kosovën, nuk ka ҫ’njohje

18:24 | 11 Shtator 2019

Pacolli ka thënë se nuk ka ҫ’njohje për Kosovën.

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka thënë se ka marrë konfirmimin për mbështetje nga Çekia dhe se lajmet për mundësinë e çnjohjes nga ky vend nuk janë të sakta.

Ai përmes një postimi në Twitter thotë të ketë marrë mbështetje nga ministrit i Punëve të Jashtme Tomáš Petříček.

“Republika Çeke sot përmes Ministrit të saj të Punëve të Jashtme Tomáš Petříček ka konfirmuar mbështetjen e fuqishme për Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran dhe integrimin e saj në BE, NATO dhe Organizata Ndërkombëtare. Miqësia dhe partneriteti ynë është i fortë si guri. Ju bëj thirrje të gjithëve që të mos bien në grackën e Beogradit për të përhapur lajme që nuk kanë asnjë lidhje me realitetin”, ka shkruar Pacolli.

Kryediplomati kosovar thotë se nuk ka asnjë cnohje të pavarësisë së Kosovës.

“Nuk ka asnjë ç’njohje të Kosovës, vetëm rruga përpara për ta bërë Kosovën më të fortë dhe pjesë si e barabartë e bashkësisë ndërkombëtare. Unë i jam mirënjohës homologut tim Ministrit të Jashtëm Tomáš Petříček për mbështetjen e tij dhe të popullit dhe qeverisë së Republikës Çeke”, ka shtuar ai.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!