Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka thënë se fitorja e Donald Trump si president i SHBA-së, është një mundësi e madhe për Kosovën.
Pacolli ka theksuar se atmosfera e fitores ishte shumë miqësore dhe se Trump ka një lidhje të fortë me popullin.
Në lidhje me ndikimin e mundshëm të administratës Trump në raportet Kosovë-Serbi, Pacolli shprehu besimin se Trump do të kërkojë zgjidhje për konfliktet.
Po ashtu, Pacolli ka deklaruar se ai nuk është njeri hakmarrës.
“Nuk besoj se presidenti hakmerret, me nisë të merret me hakmarrje do të kishte pasur shumë. Unë besoj se ata që janë sjellë në mënyrë joadekuate ata duhet të mendojnë për vetën e tyre. Nuk hakmerret Trumpi sigurisht. Ai ka punë jashtëzakonisht të mëdha. Unë ashtu siç e njohë atë do të mundohet që konfliktet që janë të shuhen. Unë mendoj se do të ketë zgjidhje pozite për raportin Kosovë – Serbi”, ka deklaruar ai. /Dukagjini/