Pacolli: UÇK-ja luftoi një luftë të drejtë, besoj në pafajësinë e Thaçit dhe Veselit

19:22 | 24 Qershor 2020

Pacolli: Besoj në pafajësinë e Thaçit dhe Veselit, UÇK-ja luftoi një luftë të drejtë.

Presidenti i AKR-së, ka reaguar pas propozimit për aktakuzë nga Gjykata Speciale për presidentin Hashim Thaçi dhe kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli.

Pacolli tha se të gjithë besojnë në luftën e drejtë të UÇK-së dhe në pafajësinë e ushtarëve të saj.

“Kosova ka luftuar një luftë për çlirim dhe pavarësi kundër Serbisë. Gati një shekull ishim shtypur dhe vr.arë nga Serbia. Ushtria Çlirimtare e Kosovës luftoi një luftë të drejtë. Unë besoj në pafajësinë e Presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit Kadri Veselin. UÇK-ja luftoi një luftë të drejtë”.

“Ne të gjithë besojmë në pafajësinë e ushtarëve tanë”, ka shkruar Pacolli.

Komento: