Pacolli uron djalin e tij për ditëlindje

10:33 | 22 Maj 2024
pacolli-uron-djalin-e-tij-per-ditelindje

Sot ka festë në shtëpinë e Behgjet Pacollit.

Kryetari i AKR-së ka njoftuar se djali i tij, Isa, mbushi 18 vjet.

Përmes një fotografie të postuar në Facebook, Pacolli zgjodhi fjalët më të mira për ta uruar djalin e tij.

“Sot djali im Isa mbush 18 vjet. Ne, familja i urojmë Isës të gjitha të mirat e botës. Urojmë që të jetojë gjatë dhe i lumtur me të dashurit e tij. Gjithmonë i urtë, i qetë, miqësor me çdo kënd dhe ajo që është më e rëndësishme, i sinqertë dhe zemërgjerë”, shkroi Pacolli.

Komento: