Pacolli vlerëson ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës

16:04 | 25 Janar 2019

Ministri i jashtëm i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli ka shprehur përshëndetje dhe mirëpritje për ratifikimin e atifikimin e Marrëveshjes së Prespës nga Parlamenti i Greqisë, duke e vlerësuar si hap të guximshëm, që i ndihmon të ardhmes së të dyja vendeve dhe gjithë rajonit, është shkruar në një komunikatë për medie.

“Mirëpres fuqishëm dhe e përshëndes ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës nga Parlamenti i Greqisë. I duartrokas liderishipit të kryeministrit, Alexis Tsipras, dhe të të dyja vendeve – për marrjen e vendimeve të guximshme për të ardhmen më të mirë të Greqisë dhe Maqedonisë. Ky është një hap i rëndësishëm për të gjithë rajonin”, ka thënë Pacolli.

Në Athinë sot u miratua emri për “Maqedoninë Veriore” me 153 vota pro e 146 kundër.

Komento: