Padia e KEK, Hykmete Bajrami: Albin Kurti nuk po e lufton mafinë energjetike, po Janina Ymerin – nuk do të heshtim

19:26 | 19 Janar 2026
padia-e-kek,-hykmete-bajrami:-albin-kurti-nuk-po-e-lufton-mafine-energjetike,-po-janina-ymerin-–-nuk-do-te-heshtim

KEK-u ka parashtruar padi ndaj Janina Imeri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke pretenduar se kjo është bërë për ndaluar përhapjen e informatave të rrejshme dhe propagandës.

Ndaj kësaj ka reaguar Hykmete Bajrami nga LDK, e cila tha se Qeveria në vend që të luftojë mafinë energjetike, po e lufton Janina Ymerin.

Aj ka rikthesuar se Bordi i ZRRE-së, i zgjedhur nga Albin Kurti, e ka licencuar EFT-në e Vuk Hamoviçit dhe superkompaninë NOA.

“Albin Kurti në vitin 2019 thoshte se nuk je lider shqiptar nëse nuk e lufton mafinë energjetike. Sot, pas pesë vitesh qeverisje, ai nuk po e lufton mafinë energjetike. Përkundrazi, përmes veglave të tij, ka vendosur ta luftojë Janina Ymerin. Për rikujtim: Bordi i ZRRE-së, i zgjedhur nga Albin Kurti, e ka licencuar EFT-në e Vuk Hamoviçit dhe superkompaninë NOA. Këtu jemi! Pavarësisht rezultatit të 28 dhjetorit, nuk heshtim”, ka thënë Bajrami.

Komento: