Paditet Frashër Krasniqi, kjo është arsyeja

21:14 | 12 September 2019

Është paditur Frashër Krasniqi, arsye është shpifja.

Frashër Krasniqi është paditur për shpifje nga Faruk Dakaj, ky i fundit e konfirmoi përmes një statusi në Facebook. Sipas tij, Krasniqi ka shpifur ndaj Dakajt i cili edhe deponoi padi për shpifje në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Dakaj argumenton padinë e tij duke pretenduar se nuk është pronar i asnjë kompanie, për të cilën ka postuar edhe certifikatën e ARBK’së.

Dakaj pretendon se argumenton edhe për dy raste tjera të cilat sipas tij Frashër Krasniqi ka shpifur, është fjala për “Ndërtimin e shtratit të lumbardhit” në qytetin e Prizrenit dhe “Ndërtimi i Pishinës Olimpike” në Prizren.

Dakaj në padi kërkon dëmshpërblim me vlerë 50 mijë euro. Mjete këto të cilat do të shkojnë si donacion humanitar për trajtimin e personave me çrregullime psiqike.

Komento: