Fisnik Syla nuk heziton të shpreh publikisht dashurinë që ka ndaj gruas së tij Fjollës.
Edhe sot me anë të një Instastory tregoi se beson në të dhe pafajësinë e saj.
“Përgjithmonë bashkë, Çdo herë me ty dhe për ty shpirti im … Do ta kalojmë këtë sfidë dhe do të na mbetet si një ëndërr e pa dëshiruar. Jam i bindur se drejtësia do të fitoj dhe pafajësia e jote do të vërtetohet. Të dua sot dhe përgjithmonë jeta e ime…!” shkroi ai në një imazh nga martesa e tyre.
Ndryshe, Fisniku njihet si përkrahësi më i madh i Fjollës duke e bërë atë të ndihet gruaja më e lumtur në botë përkundër situatës në të cilën po kalon.