Paga 7500 euro e këshilltarit të Gërvallës/ Tahiri: Heshtja e qeverisë ndaj këtij skandali është shpërfaqje e mashtrimit

14:19 | 24 Nëntor 2023
paga-7500-euro-e-keshilltarit-te-gervalles/-tahiri:-heshtja-e-qeverise-ndaj-ketij-skandali-eshte-shperfaqje-e-mashtrimit

Paga 7500 euro e këshilltarit të Gërvallës, Tahiri: Heshtja e qeverisë ndaj këtij skandali është shpërfaqje e mashtrimit

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka folur për pagën e lartë që një këshilltar të ministres së Punëve të Jashtme.

Tahiri ka thënë se nuk bëhet fjalë për barazi sociale ku një këshilltar merr pagë 7500 euro.

“Një qeveri e cila pretendon që angazhohet për barazi dhe drejtësi sociale raportohet se po shpenzon 7500 euro mujore për shërbimet e një këshilltari të jashtëm politik. Heshtja e qeverisë ndaj këtij skandali është shpërfaqje e hipokrizisë dhe mashtrimit politik. Folni mos shuni!”, ka thënë Tahiri.

Komento: