“Paga minimale duhet të rritet menjëherë”

18:39 | 27 April 2019

Paga minimale nuk është rritur që tetë vite.

Deputeti i PSD-së, Visar Ymeri përmes një postimi në Facebook ka kërkuar që rritet paga minimale menjëherë, pasi sipas tij me 170 euro në muaj as të mbijetohet nuk është e mundshme.

“Paga minimale duhet të rritet menjëherë. Nuk ka, dhe nuk mund të ketë, asnjë argument kundër rritjes së saj. Sepse askush nuk mund të thotë se 170 euro në muaj, që i bie 5 euro e 60 cent në ditë, mjaftojnë për jetesë”, ka thënë Ymeri. “Punëtorët duhet të kenë mundësinë që të jetojnë dinjitetshëm me punën e tyre. Me 170 euro në muaj ata as mbijetesën nuk e kanë të mundshme”.

Ai ka postuar edhe një foto përmes së cilës tregon se paga minimale nuk është rritur që tetë vite.

Komento: