Pagat në sektorin publik dalin me këtë datë

15:21 | 21 Prill 2020

Mësohet data kur pritet të dalin pagat për sektorin publik.

Ministria e Financave dhe Transfereve, planifikon që procesimin e pagave për sektorin publik ta realizojë më 30 prill.

Këtë informacion e ka bërë të ditur për Gazetën Sinjali, Agim Krasniqi, zëvendësministër në Ministrinë e Financave dhe Transfereve.

“Plani është që pagat e sektorit publik të dalin më 30 prill”, tha Krasniqi.

Ndryshe, për shkak të pandemisë muajin e kaluar sektori publik ka marrë pagat një javë më herët.

Komento: