Pagë prej 10 milionë euro, Conte zbulon skuadrën e re

17:00 | 09 Prill 2019

Antonio Conte njoftohet se kërkon një rrogë 10 milion euro për t’u bërë trajner i ardhshëm i Interit.

Sipas Gazzetta dello Sport, Presidenti i Interit, Stiven Zhang ka udhëzuar menaxherin e përgjithshëm Beppe Marotta të sjellë Conte në klub, përcjell ORAinfo.

Megjithatë, gazeta paralajmëron se 49-vjeçari nuk është plotësisht i bindur nga një kthim në Serie A.

Prandaj, ai do të pranonte jo më pak se shifra që Chelsea i kishte propozuar pasi ai i fitoi atyre Premier Ligën në 2017.

Kjo është 3 milionë euro më shumë se bosi i Juventusit, Max Allegri, i cili është trajneri me pagën më të lartë në kampionatin italian./ORAinfo/

Komento: