Pagesa e rrymës nga serbët në veri/ Gjata: Askund në botë nuk privilegjohen qytetarët kështu, ta paguajnë në mënyrë retroaktive

09:37 | 13 Janar 2024
pagesa-e-rrymes-nga-serbet-ne-veri/-gjata:-askund-ne-bote-nuk-privilegjohen-qytetaret-keshtu,-ta-paguajne-ne-menyre-retroaktive


Pagesa e rrymës nga serbët në veri pas 24 vjetëve, erdhi me një marrëveshje që u arrit në Bruksel.

Gazetari i Ekonomisë, Mehmet Gjata në një prononcim për Front Online ka thënë që pagesa nga serbët në veri duhet të bëhet në mënyrë retroaktive.

“Marrëveshja do të duhej kaherë të funksionoj, por siç e thash më sipër, ajo është pasojë e zhvillimeve politike dhe këto zhvillime do ta diktojnë edhe tash e tutje funksionimin e marrëveshjes. Nuk ka vend në botë që një numër qytetarësh të privilegjohen në përmasa të këtilla të mos pagesës së rrymës, prandaj këmbënguli që faturimi dhe pagesa e rrymës nga qytetarët serbë në veri duhet të bëhet një orë e më parë, bile edhe retroaktivisht”, ka thënë ai për Front Online.

Komento: