Pagesat për IuteCredit në të gjitha degët Vllesa-CO

12:59 | 02 Dhjetor 2019

Tani pagesat e këstit dhe tërheqjes së kredisë për IuteCredit mund ti realizoni në të gjitha degët e VllesaPagesa në Kosovë

Institucioni Financiar J.B. Vllesa-CO sot ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Institucioni Mikrofinanciar IuteCredit, duke e rritur edhe më shumë numrin e shërbimeve për klientët e saj.

Me këtë marrëveshje, të gjithë klientët e IuteCredit, nga sot ma datë 02.12.2019, mund t’i marrin mjetet e tyre të kredisë apo edhe t’i paguajnë këstet e tyre në pikat e VllesaPagesa në gjithë Kosovën.

VllesaPagesa në muajt e fundit është maksimalisht e angazhuar që përveç rritjes së shërbimeve, njëkohësisht të rrisë edhe numrin e degëve në tërë territorin e Kosovës, me qëllimin që të gjithë qytetarëve të Kosovës të ju ofroj shërbime të shpejta dhe të lira në shërbimin e pagesave dhe transferimit të parave nga e gjithë bota nëpërmjet rrjetit të agjentëve të RIA Money Transfer në të gjithë botën.

VllesaPagesa është kompania liderë në territorin e Kosovës që i ofron mundësinë klientëve të realizojnë të gjitha pagesat dhe shërbime tjera shpejt, lirë dhe pa pritur në radhë.

Për informata rreth lokacioneve të vllesapagesa mund të vizitoni linkun www vllesa-co.l com ose në numrin e telefonit +383 45 70 71 72.

Komento: