Pahor nesër vjen në Kosovë, takohet me Osmanin

15:08 | 06 Shtator 2022

Presidenti slloven nesër vjen në Kosovë, takohet me Osmanin.

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, po zhvillon një turne të vizitave nëpër vendet e Ballkanit Perëndimor, shkruan Reporteri.

Ditë më parë ai qëndroi në Beograd, kurse nesër (e mërkurë) më 7 shtator, Pahor do të vijë për vizitë në Kosovë.

Ai do të takohet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani në Prishtinë.

Turneu i presidentit të Sllovenisë vjen në kuadër të përgatitjeve për samitin e 11-të të procesit Brdo-Brioni, më 12 shtator, në Brdo pranë Kranjës.

Komento: