Paitek me deklaratë bombastike pasi u prezantua të Milan – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Paitek me deklaratë bombastike pasi u prezantua të Milan

16:02 | 24 Janar 2019

Milan ka kompletuar transferimin e sulmuesit nga Genoa, Krzysztof Piatek.

Ky i fundit ka bërë të ditur edhe njëherë se është i gatshëm për të shërbyer tek skuadra e Milan.

Piatek kaloi tek Milan nga skuadra e Genoas gjatë këtij afati kalimtar për shumën e 35 milionë eurove, dhe është i vendosur që të korrë suksese me “rosonerët”.

“Për mua, është një tjetër hap përpara në karrierë. Shpresoj se do të përshtatem mirë me Cutronen. Unë mund të luaj me një sulmues krahas” ka thënë fillimisht Piatek, transmeton lajmi.

“Kam lindur gati. Jam i gatshëm tani dhe do të bëjë gjithçka që ta kthejë Milanin në Ligën e Kampionëve” ka thënë ndër të tjerash sulmuesi polak.

Krzysztof Piatek kaloi në “San Siro” pas largimit të sulmuesit Gonzalo Higuain në Chelsea.

Komento: