Pajaziti: Kishte pak shpresë, por euforia e lirisë që kishte ardhur përcillej me gjithçka

12:50 | 15 Qershor 2024
pajaziti:-kishte-pak-shprese,-por-euforia-e-lirise-qe-kishte-ardhur-percillej-me-gjithcka


Ish-ministri, Zenun Pajaziti kujton kohën kur ishte në burg dhe angazhimin e tij politik në atë kohë.

“Unë në atë periudhe përveq angazhimit politik punoja për organizata ndërkombëtare( amerikane, britanike) që merreshin me rnëkëmbjen e vendit. Derisa merrnim mbeshtetjen e tyre ne po mësonim shumë, poashtu. Isha kyçur si shumë i ri dhe padyshm gjithçka ishte dramatike. Kisha përjetuar dhunën, arrestimin, burgun dhe kjo ishte më e pakta. Të vrarë e të burgosur të familjes e poashtu miq e shokë të njohur. Qka të kuntoje përpara”, u shpreh Pajaziti.

 

Ndonëse nuk kishin shumë shpresë, ai thotë se pas çlirimit të vendit kishte mjaftë entuziazem se do të bëhej mirë.

“Pas çlirimit ishte diçka tjetër. Euforia e lirisë që kishte ardhur përcillej me gjithçka. Entuziazëm pa fre gjithandej. Njëfar jete pa kufij që pritej të rregullohej ndonëse kishte pak shpresë që do bëhej shpejtë. Ashtu edhe ndodhi. Themelet e shtetit të ri e morën edhe kohën e vet”, tha ish ministri.

Tutje Pajaziti ka deklaruar se tani, më e rëndësishmja është të dërgohet në vend amaneti i dëshmorëve.

“Ne s’mund të bëjmë kurrë sa duhet e sa meritojnë ata. Por kjo nuk eshtë më e rëndësishmja. Nëse ne arrijmë ta bëjmë vendin tonë të mirë dhe të fortë, kjo është ajo që ishte amaneti i dëshmorëve”.

Komento: