Pajaziti kujton 17 Shkurtin: Kuvendin e kishim më të rëndësishmin për t’i ofruar siguri

16:33 | 17 Shkurt 2024
pajaziti-kujton-17-shkurtin:-kuvendin-e-kishim-me-te-rendesishmin-per-t’i-ofruar-siguri


Ish-ministri i Punëve të Brendshme, ZenunPajaziti, ka folur edhe për procesin e asaj dite dhe për koordinimi me Policinë e Kosovës, krerët politik dhe ata ndërkombëtar, teksa shton se atë ditë, qëllim kishin sigurinë e kuvendit dhe të shkonte gjithçka sipas planit.

“Ishte një plan i përgatitur mirë për menaxhimin e asaj dite dhe gjithçka ishte perfektë. Policia ishte e koordinuar me KFOR, UNMIK dhe partnerët tjerë, ndërkohë që ne e kishim koordinuar gjithë këtë projekt me partnerët kryesorë. Kishte një vullnet dhe energji të paparë te gjithsecili. Më e rëndësishmja ishte që akti i shpalljes, pra Kuvendi të jetë i sigurt dhe të mundësohej që gjithçka të shkonte mirë. Dhe ashtu ndodhi”, ka rrëfyer  Pajaziti për Front Online.

Komento: