Zenun Pajaziti nga PDK-ja me Vehbi Kajtazin, ka komentuar kthimin e Donald Trumpit si president i SHBA-së dhe ndikimin që mund të ketë në zhbërjen e Gjykatës së Hagës.
“Përpos që po i gëzohen amerikanët, kemi shumë arsye që t’i gëzohemi edhe ne për arsyet që i përmendën. Ka qenë i vetmi ai dhe zyrtarët e tij që e kanë përmend Dhomat e Specializuara dhe pastaj kemi deklarimin se ai do të punojë për zhbërjen e sotme”, ka thënë Pajaziti në emisionin “Paradoks”.
“Po ua them një gjë shumë personale në kohën e votimit të Gjykatës. Thaçi na telefonoi sepse konsideronte se mund të kishte problem në votime. Ai më thirri edhe mua dhe më kërkoi që ta votonte. Insistoi me ngulm se duhet të votohet, nuk duhet të jemi ne pengesë, ‘Nëse dikush ka me marr përgjegjësi, do të jem unë i pari’, mezi presim dhe shpresojmë që të ketë diçka”, ka thënë Pajaziti për lirimin e mundshëm të Hashim Thaçit dhe të tjerëve.