Pajisje shëndetësore me vlerë 5 milionë euro nga Bashkimi Evropian për Kosovën

20:47 | 30 Prill 2020

Bashkimi Evropian ka dhuruar pajisje shëndetësore me vlerë 5 milionë euro për Kosovën.

Shefja e Zyrës së BE’së në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka bërë të ditur se sot e ka bërë dorëzimin e pjesës së parë të ndihmës shëndetësore me vlerë 5 milionë euro te Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

“Sot dërgova pjesën e parë të mbështetjes me vlerë 5 milionë euro si ndihmë për luftën ndaj Covid-19 tek Ministri Arben Vitia. 1.4 milionë dorëza mbrojtëse, 4 mijë maska, 3 mijë syze mbrojtëse, 4 mijë litra dezinfektantë, 10 mijë qarshafë të shtretërve dhe 50 kuti të mostrave laboratorike në 5 kamionë gjithsej”, tha ajo.

Komento: