Pajtesa bëhet nënë për herë të parë, publikon foton e parë të djalin

21:48 | 25 Qershor 2020

Aktorja e mirënjohur, Fiona Gllavica sot është bërë nënë për herë të parë.

Ajo është bërë nënë e një djali të cilin e kanë pagëzuar me emrin Lekë, përcjell ORAinfo.

Këtë njoftim Fiona e ka bërë përmes një postimi në Instagram.

“Ditën që e kuptova se ti do të vije në këtë botë, të gjitha dëshirat dhe ëndrrat e mia nisën me u thurrë mbi ty.

Ditën që dëgjova rrahjet e zemrës tënde e kuptova sa bota ime gjendet brenda meje, e do të marrë tjetër kuptim kur ti do të jesh këtu.

Herën e parë që të ndjeva brenda meje e kuptova që hapat e t’u do të lënë gjurmë në historinë tonë. Nuk paska fjalë per ta pershkruar ndjenjën kur të morra ne krahët e mi!

Lekë i vogli jonë mirë se erdhe!

Ëngjulli i nanës, drita që do të më përcjellë…”-ka shkruar Fiona./ORAinfo/

Komento: