Pajtim Kasami është transferuar tek skuadra e Baselit.
Baseli shton radhët me një tjetër futbollist shqiptar.
Klubi nga St Jakob Park ka zyrtarizuar afrimin e Pajtim Kasamit.
Mesfushori me origjinë shqiptare por që luan për përfaqësuesen e Zvicrës, firmosi për 2 vite me Baselin duke u larguar kështu nga Sioni pas 3 sezonesh.
28-vjeçari në karrierën e tij të gjatë ka luajtur me shumë skuadra ku spikasin Fulham në Premier League, Palermo në Serie A dhe Olympiacos në Greqi.
Te Basel, Kasami do të ketë shok skuadre Taulant Xhakën por edhe Edon Zhegrovën.
Kasami mbylli marrëveshjen me Sion dhe te Baseli u transferua me zero euro.