“Pajtohen” Veseli dhe Lushtaku, ky i fundit e pret me qengja Veselin në Drenicë

22:56 | 03 August 2019

Kadri Veseli dhe Sami Lushtaku, duket se janë pajtuar.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, dhe njëri ndër figurat më të rëndësishme të partisë së tij, Sami Lushtaku, duket se e kanë lënë prapa një përplasje të javëve më parë.

Pasi e kishte kërcënuar se do ta largonte nga PDK’ja, Veseli e Lushtaku janë bërë bashkë – për të ngrënë mish e për të pirë.

Gazeta Express ka siguruar fotografi ku Veseli shihet duke masakruar qengja në Drenicë te Lushtaku.

I pranishëm në Skenderaj, në ndejën e dy kokave të PDK’së, ndër të tjerë, ishte edhe ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri.

Përplasja mes Veselit e Lushtakut kishte ndodhur pasi kreu i partisë kishte vendosur t’i largonte të gjithë anëtarët me aktakuzë nga postet zyrtare shtetërore.

Lushtaku kishte reaguar ashpër, duke deklaruar se “nuk ka bir nëne që më largon nga PDK”

Komento: