Pajtohen VV dhe LDK: Do ta krijojmë Zyre që do të konfiskojë pasurinë e jashtëligjshme!

16:49 | 31 October 2019

Ka përfunduar takimi mes grupeve punese të LDK-së dhe Vetëvendosjes.

Për një orë e gjysmë, grupet punuese të LVV-së dhe të LDK-së kanë diskutuar për sundimin e ligjit.

Pas takimit, Arben Gashi i LDK-së, ka thënë se në këtë sferë ka pajtueshmëri mes dy grupeve.

Gashi ka thënë se me LVV-në kanë diskutuar për rritjen e kapaciteteve të ushtrisë, për sigurinë e jashtme e të brendshme.

Më tutje, ai bëri të ditur se kanë diskutuar edhe për krijimin e një zyre, të quajtur Zyra Shtetërore për Hetime, por për të cilën, sipas Gashit, kanë nevojë për konsultime shtesë.

Takimi i radhës mes LVV-së dhe LDK-së do të mbahet të hënën në ora 15:00.

Komento: