Barcelona i ka ndarë rrugët me sulmuesin e skuadrës, Martin Braithwaite. Sulmuesi danez e ka shkëputur kontratën me katalonasit.
Braithwate do të prezantohet sot te skuadra rivale e Barcelonës, Espanyol.
Xavi e ka njoftuar sulmuesin se nuk llogarit në shërbimet e tij dhe për këtë danezi ka gjetur skuadrën e re ku do ta vazhdojë karrierën.
Braithwate njihet si njëri nga futbollistët më të pasur aktiv ngase ka disa biznese të fuqishme në jetën private.