Pajtohet Mandzukic, pritet transferimi i tij të gjiganti evropian

09:29 | 03 Gusht 2019

Sulmuesi kroat, Mario Mandzukic raportohet se është i gatshëm të bashkohet me Manchester United dhe ka pranuar që gjatë verët të largohet nga Juventus.

Mediat nga Italia raportojnë se Mandzukic mund të jetë një pjesë e marrëveshjes së shkëmbimit të që do të shohë Paulo Dybala të shkojë në United dhe Romelu Lukaku të transferohet në Juventus, pasi Interi nuk ka arritur të bëjë një marrëveshje rreth sulmuesit Belg.

IlBianconero pretendon se Mandzukic është i gatshëm të bashkohet me United dhe ndihet pozitiv në lidhje me ofertën që United ka vendosur në tryezë për kroatin.

Fabio Paratici i ka ofruar sulmuesit United, pasi e di se ata donin ta firmosnin verën e kaluar me të, por ata janë të hapur për ta lënë atë të largohet këtë verë. /ORAinfo/

Komento: