Pak ditë më parë i vdiq babai, Totti infektohet me koronavirus

21:50 | 02 Nëntor 2020

Më 12 tetor i vdiq i ati, Totti i infektuar me koronavirus.

Francesco Totti infektohet me COVID-19, prej të cilit pak javë më parë ndërroi jetë babai i tij.

Ish-kapiteni legjendar i Romës, sikurse raporton ANSA, ka simptoma (temperaturë).

Ditët e fundit, edhe nëna e Tottit kishte rezultuar e infektuar me koronavirus, por pa probleme të theksuara shëndetësore.

Totti është në shtëpi, i izoluar, dhe për momentin nuk ka asnjë lajm zyrtar mbi pozitivitetin e mundshëm të bashkëshortes së tij, Ilary.

Komento: