Pak ditë para Euro 2020, Kombëtarja e Spanjës merr lajmin e papritur

22:50 | 06 Qershor 2021

Kapiteni i Spanjës Busquets infektohet me COVID-19, pak ditë para Euro 2020.

Spanja ka njoftuar se kapiteni i ekipit të vet kombëtar, Sergio Busquets, ka dalë pozitiv në testin për koronavirusit, vetëm disa ditë para fillimit të Kampionatit Evropian 2020.

Të gjithë futbollistët e tjerë të Spanjës dolën negativë në rrethin e fundit të testimit për COVID-19, para ndeshjes miqësore kundër Lituanisë e paraparë të zhvillohej këtë të marte.

Në një komunikatë për media, Federata e Futbollit e Spanjës njoftoi: “RFEF njofton me keqardhje se kapiteni i vet, Sergio Busquets, ka dalë pozitiv në testin e fundit të PCR-së, i cili u krye sot në mëngjes në kampin e ekipit kombëtar në Las Rozas. Të gjithë anëtarët e tjerë të skuadrës dolën negativë”.

Ekipi i Spanjës është izoluar në kampin stërvitor në Las Rozas dhe në takimin miqësor me Lituaninë do të luajë me skuadrën U21.

Euro 2020 nis këtë të premte më 10 qershor, por Spanja ndeshjen hapëse do ta zhvillojë më 14 qershor kundër Suedisë.

Spanja është në Grupin E në Euro 2020 bashkë me Poloninë, Sllovakinë dhe Suedinë.

Komento: