Pak ditë para lindjes, Elita bën edhe një ndryshim të papritur

23:02 | 06 February 2019

Edhe pse u bë e njohur si moderatore, ishte lidhja e saj me Gjikon ajo që e bëri edhe më të njohur Elita Rudin.

Në shtator të vitit të kaluar ata bënë dasmën e tyre dhe pak ditë më pas u kuptua që Elita është shtatzënë në fëmiun e tyre të parë, përcjell ORAinfo.

Elita tani është në ditët e fundit si shtatzënë, dhe duket se po e shijon shumë sepse pothuajse çdo ditë publikon foto të ndryshme.

Ajo ka ndryshuar shumë gjatë kësaj shtatzënie, e kjo vërehet në postimet e saj e sidomos në atë që e ka postuar sot, ku me flokët dredha-dredha duket më ndryshe se ajo që jemi mësuar ta shohim./ORAinfo/

Komento: