Pak ditë para lindjes, Sara Gjordeni po shkëlqen në imazhet e fundit

16:22 | 09 October 2024

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 3, Sara Gjordeni, po shijon muajt e fundit të shtatzënisë.

Ajo me këtë rast për të dokumentuar këtë periudhë të bukur ka realizuar edhe një fotosesion

Bukuroshja e famshme duket e mrekullueshme, gjersa po pret që të bëhet nënë e një vajze.

Sara dhe partneri i saj, artisti Bardhi, në dhjetor do të bëhen prindër për herë të parë.

Dyshja u njohën në edicionin e tretë të Big Brother, ku edhe nisi romanca e tyre e dashurisë.

Të njëjtit tani po jetojnë së bashku në Tiranë, ku edhe kanë blerë një apartament.

Bardhi nga ana tjetër pak ditë më parë solli këngën e re, të cilën ia dedikoi vajzës së tij, që do të quhet Nea.

Komento: