Pak ditë para rifillimit të Premierligës, lojtari i skuadrës angleze rezulton pozitiv me koronavirus

21:29 | 14 Qershor 2020

Lojtari i skuadrës angleze teston pozitiv për Covid-19, pak ditë para rifillimit të Premierligës.

Një lojtar i Norëich është një nga dy individët që testuan pozitiv për koronavirus nga raundi i fundit i 1200 testeve të Premierligës.

Lojtari pa emër tani duhet të izolohet për shtatë ditë para se të testohet përsëri, që do të thotë se do të humbasë përballjen e ‘Canaries’ me Southampton të premten në mbrëmje.

Një individ në një klub tjetër, ende i paidentifikuar, testoi gjithashtu pozitiv për COVID-19, i cili ka marrë më shumë se 41,000 jetë në Mbretërinë e Bashkuar.

Këtë e konfirmoi vet klubi i Norëich përmes një komunikate.

Komento: