Pak ditë pasi u takua me Trumpin, presidenti infekohet nga koronavirusi

16:19 | 13 Mars 2020

Koronavirusi ka prekur edhe presidentin e Brazilit.

Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, ka rezultuar pozitiv në testin e coronavirusit, sipas mediave lokale.

Testimi i tij vjen pasi sekretari i tij i shtypit u zbulua se ishte i infektuar nga virusi, pas një udhëtimi në SHBA.

Djali i presidentit brazilian, Eduardo Bolsonero, një kongresmen i cili ishte gjithashtu në këtë udhëtim, ka shkruar në Tëitter që babai i tij nuk po shfaq ndonjë shenjë të sëmundjes.

Ndërkohë Bolsonaro darkoi me presidentin amerikan Donald Trump në Mar-a-Lago të shtunën, ndërsa imazhet janë publikuar në rrjete sociale. Mirëpo, Trump kishte deklaruar të enjten që nuk është i shqetësuar, që mund të infektohet nga coronavirusi.

Presidenti brazilian Jair Bolsonaro e ka quajtur shqetësimin për coronavirusin të tepërt.

Komento: