
Gëzime Hamzaj, është një personazh shumë i komentuar.
Ajo u bë figurë publike që kur u martua me djalin e këngëtares së njohur, Remzie Osmani, shkruan ORAinfo.
Ata të dy janë çifti më i përfolur i shoë-bizzit dhe vazhdimisht janë në qendër të vëmendjes.
Gëzimja, është një grua shumë e bukur dhe të njëjtën kohë edhe një nënë shumë e përkushtuar.
Ajo ka kohë që ka konfirmuar se po bëhet nënë për herë të dytë. Gëzimja është në pritje të një djali.
E tani në prag të festave të fundvitit, Gëzimja ka bërë disa fotografi me dy të dashurit e saj, burrin dhe vajzën e saj.
Ndërsa barku i fryrë i Gëzimes ka marrë gjithë vëmendjen në këto imazhe.
Kaq të lumtur po shihen ata se bashku. /ORAinfo/




