Dasma e çiftit e cila pritet të bëjë bujë të madhe.
Blero me një dedikim për bashkëshorten e ardhshme Këngëtari i njohur shqiptar, Blero Muharremi dhe partnerja e tij, Afrona Dika do të kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë në shtator të këtij viti.
Dasma e çiftit e cila pritet të bëjë bujë të madhe do të mbahet në Shqipëri, saktësisht në Shëngjin, ndërsa për argëtimin e të pranishmëve do të përkujdesen tre emra të njohur të estradës, Sabri Fejzullahu, Ramadan Krasniqi dhe Shkëlzen Jetishi.
Blero i cili përveç me projekte muzikore, po tregohet mjaft aktive në rrjetin social Instagram, së fundmi ka bërë një dedikim për bashkëshorten e tij të ardhshme. “Mëngjesi im i përditshëm, së shpejti”, ka shkruar Blero krahas fotografisë së Afronës.
Ndryshe, balada “S’ke jetë” është projekti i fundit muzikor që Blero ka sjell në bashkëpunim me Teuta Selimin. Kënga ka arritur mbi 650 mijë klikime në Youtube.