Pak muaj pasi u bë nënë për herë të dytë, Kaltrina Selimi mahnitë me linjat trupore

11:18 | 05 Janar 2023

Ka kohë të gjatë që nuk e kemi parë me një projekt të ri.

Këngëtarja, Kaltrina Selimi, duket se tani më shumë familjes, pasi disi e ka lënë anash jetën profesionale, shkruan ORAinfo.

Sidoqoftë, ajo me muzikën që e ka sjellë ndër vite i ka bërë për vete shumë adhurues të cilët sot e kësaj dite i qëndrojnë besnik stilit të saj muzikor.

Këngëtarja gjithmonë është cilësuar për një stil unik edhe në veshje. Nëpër paraqitjet e saj skenike ajo gjithmonë ka sjellë risi.

Muaj me parë, Kaltrina u bë nënë për herë të dytë.

Ndërsa në postimin e fundit, Kaltrina ka zbuluar se ka kthyer format e saj trupore.

E veshur me shumë stil, Kaltrina shfaqet një zonjë e rëndë në paraqitjen e parë për vitin 2023. /ORAinfo/

Komento: