
Edhe pak orë e ndajnë Vjosa Osmanin nga përfundimi i mandatit të saj si presidente e Kosovës.
Me këtë rast, ajo ka ndarë një mesazh përmes një videoje në , ku ka shkruar mbi pesë vitet në krye të shtetit dhe ka shprehur mirënjohje për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e këtij rrugëtimi.
“Këto pesë vite nuk kanë qenë historia e një njeriu të vetëm. Kanë qenë rrugëtimi ynë i përbashkët. Me njerëz nga çdo fushë, që besuan në Kosovën. Që punuan, kontribuuan dhe shtynë përpara ide e mundësi për qytetarët tanë. Faleminderit që qëndruat me ne e për Kosovën tonë të përjetshme”, ka shkruar Osmani