Pak orë para seancës konstituive, deputetja e VV-së i bën thirrje LDK-së për marrëveshje – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Pak orë para seancës konstituive, deputetja e VV-së i bën thirrje LDK-së për marrëveshje

11:19 | 26 Dhjetor 2019

Dy partitë fituese të zgjedhjeve të 6 tetorit, Vetëvendosje dhe LDK po shkojnë në seancë konstituive pa marrëveshje për bashkëqeverisje.

Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar sot nga LDK-ja reflektim para seancës konstituive, ku të dy partitë kanë njoftuar se do të shkojnë në Kuvend pa marrëveshje.

Deputetja e VV-së, Arbërie Nagavci gjatë kohës sa LDK po mban mbledhjen e Kryesisë ka kërkuar nga partia e Isa Mustafës që të marrin vendime në të mirë të vendit.

“Nuk kemi kohë për të humbur, nuk kemi luksin të dekurajojmë rininë e as nevojë të mobilizohemi dhe një herë për zgjedhje”, ka shkruar Nagavci në Facebook.

Ja postimi i plotë:

Dua të besoj se në LDK ka të tillë që e duan ndryshimin e menjëhershëm që i nevoitet vendit.

Dua të besoj se deklarimet elektorale s’kanë qenë farsë e fjalë koti.

Dua të besoj se ka zëra e mendje racionale që marrin vendime në të mirë të vendit.

Këta zëra duhet t’i dëgjojmë sot, tani.

Pres që diskutimet të jenë të bazuara në interesin e vendit.

E interesi i vendit është krijimi i menjëhershëm i institucioneve, hapja rrugë profesionistëve e vendosja e standardeve të reja në qeverisje, në udhëheqje, në drejtësi, gjithandej në shoqëri.

Nuk kemi kohë për të humbur, nuk kemi luksin të dekurajojmë rininë e as nevojë të mobilizohemi dhe një herë për zgjedhje.

Energjia që do të shpenzohej për të na sjellur në të njejtën situatë, ku LV! del sërisht e para, ( edhe pse me siguri me numër më të madh të deputetëve) do duhej orjentuar në mirqeverisje që tani. Kemi shumë punë përpara.

Ka kohë akoma deri te fillimi i seancës. Pas kësaj vazhdohet me tjera afate. Ne jemi për të gjetur zgjidhje, por jo përtej çdo racionaliteti.

Komento: