Pak orë pasi ka filluar aplikimi, Trusit del me njoftim të rëndësishëm

17:31 | 11 Dhjetor 2020

Fluks i madh qytetarësh për tërheqjen e 10% të Trustit, deri tani 30.000 aplikime.

Aplikimi për tërheqjen e 10% të Trustit ka filluar sot në ora 15:00, shkruan Gazeta Blic.Megjithëse në fillim pati disa probleme teknike, web-faqja pastaj u rregullua.

Nga Fondi i Kursimeve Pensionale kanë bërë të ditur se deri tani kanë aplikuar 30,000 persona.

Njoftimi i plotë:Të nderuar kontribuues,

30,000 aplikime kemi pranuar deri më tani. Aplikimi është duke vazhduar në linkun: https://bentenapp.azurewebsites.net

Komento: