Pak para Kuvendit: Sejdiu thotë se është i gatshëm që të kandidojë për kryetar të LDK-së

09:58 | 03 August 2019

LDK sot do të mbaj Kuvendin e saj Zgjedhor.

Ish- presidenti Fatmir Sejdiu, që ka udhëhequr më parë LDK’në, pak para fillimit të Kuvendit të nëntë Zgjedhor të LDK’së ka deklaruar se është i gatshëm që të kandidojë për kryetar të partisë.

Në një deklaratë për T7, ish-kreu i LDK’së ka thënë se sot pret një proces të qetë zgjedhor. Ai thotë se asnjëherë nuk do të heq dorë nga gatishmëria për të qenë në krye të LDK’së.

“Pres një përmbyllje të suksesshme nga zgjedhjet . Presim që të jetë një takim përmbyllës që do të hap shtigje të reja. Për mu është e rëndësishme që të këtë vend mbështetja e këtyre parimeve. Unë se kam heq gatishmërinë asnjëherë për të qenë në krye të LDK’së. Atë gatishmëri e kam edhe tash. Unë i jap mbështetje të gjithë atyre që kanë gatishmëri për të qetë. Unë do të kontribojë që Kuvendi të jetë i suksesshëm së pari”, ka deklaruar Sejdiu.

Në dy mbledhjet e mbajtura gjatë dy ditëve të kaluara, kryesia e LDK-së nuk ka arritur marrëveshje për një kryetar konsensual.

Ndërkaq duhet theksuar se edhe ky Kuvend Zgjedhor do të jetë me dyer të mbyllura për mediat.

E tek pas punimeve të Kuvendit pritet një konferencë para gazetarëve.

Në Kuvendin e sotëm të LDK-së, parti kjo që deri tani është udhëhequr nga Isa Mustafa, pritet të marrin pjesë 355 delegatë nga 38 degë.

Komento: