Pak para ndeshjes me Juventus, Ajax merr një lajm fantastik – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Pak para ndeshjes me Juventus, Ajax merr një lajm fantastik

22:06 | 15 Prill 2019

Lajm i mirë për Ajaxin.

Ajax ka marrë një lajm fantastik para ndeshjes kthyese ndaj Juventusit në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja e parë në mes të Ajaxit dhe Juventusit kishte përfunduar 1 me 1, ndërsa nesër (e marte), do të mësohet se kush do të kalojë në gjysmëfinale.

Skuadra holandeze ka marrë një lajm fantastik, pasi Frenkie de Jong është stërvitur sot me pjesën tjetër të skuadrës, përcjell lajmi.

Mesfushori holandez kishte vuajtur nga një lëndim i vogël në gju, por ai duket se do të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Juventusit.

De Jong me shumë gjasë do të startojë ndaj ‘Zonjës së Vjetër’, duke i dhënë një motiv shtesë skuadrës së tij.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!