Pak para ndeshjes me Tottenham, Man City merr një super lajm

22:30 | 08 Prill 2019

Lajme të mira për Man City-n.

Sergio Aguero është rikthyer në stërvitjen e Manchester City-t në prag të çerekfinales së Champions League ndaj Tottenham.

Skuadra e Pep Guardiola-s është stërvitur në stadiumin e ri të Tottenham në prag të ndeshjes që do të zhvillohet të martën.

Sulmuesi i City-t mori pjesë në seancën e plotë të stërvitjes teksa skuadra është adaptuar me stadiumin e ri pasditen e së hënës.

Aguero nuk ka luajtur që kur u zëvendësua i dëmtuar gjatë fitores 2-0 ndaj Fulham muajin e kaluar, duke humbur ndeshjet ndaj Cardiff në Premier League dhe Brighton në FA Cup.

Gjatë konferencës për shtyp, trajneri Guardiola ka thënë: “Ai ndihet më mirë, është stërvitur me ekipin për të parën herë dhe ndihet më mirë.”

Derbi anglez do të jetë ndeshja e dytë që do të luhet në Tottenham Stadium dhe e para në Champions League.

Komento: