Pak para nisjes së mbledhjes së kryesisë, Glauk Konjufca shkon në zyre të LDK-së

11:46 | 05 August 2019

Pak para se të nis mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca është parë duke hyrë në zyrët e LDK-së në Kuvend.

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, para se të futej në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, ka hyrë në sallën e Grupit të deputetëve të LDK-së për tu konsultuar me kolegët e tij.

Më pas Konufca bashkë me shefin e deputetëve të LDK-së, Avdullah Hotin kanë shkuar në mbledhjen prej të cilës do të dal data për shpërndarjen e Kuvendit.

Në sallë tashmë ndodhet kreu i Kuvendit, Kadri Veseli dhe shefat e Grupeve Parlamentare.

Komento: