Pak para nisjes së protestës, ja çka po ndodh tani në Tiranë

09:57 | 16 February 2019

Në Tiranë sot do të mbahet protesta e thirrur nga Partia Demokratike.

Policia e Shtetit ka marrë masa të rrepta sigurie, për të garantuar mbarëvajtjen e protestës së opozitës së bashkuar, e planifikuar për në orën 11:00 para kryeministrisë.

Kështu postbllo qe të shumta janë ngritur në dalje të qyteteve kryesore në rrethe, ku janë kontrolluar autobusët dhe mjetet që shërbenin për transportin e protestuesve.

Nuk mungojnë patrullat as në kryeqytet, teksa pranë sheshit Shqiponja, në hyrje të Tiranës, është ngritur një postbllok që kontrollon të gjithë mjetet e tonazhit të rëndë.

Kontrollet e rrepta të policisë vijnë pas sinjalizimeve se në protestë mund të përfshihen nejrëz me precedentë kriminalë, me qëllim destabilitetin e situatës.

Komento: