
Ndërsa Edi Kuçi po bëhet gati për spektaklin e sotëm brenda shtëpisë, pa e ditur çfarë ndodh jashtë, llogaria e tij zyrtare në Instagram ka “ndezur” rrjetin vetëm pak minuta para nisjes së transmetimit.
Pas tensioneve të javës dhe situatës së komentuar gjerësisht me Dolcen, personat që menaxhojnë rrjetet sociale të Edit kanë bërë një postim që duket si një përgjigje e prerë ndaj të gjitha diskutimeve.
Në “Story” është publikuar një deklaratë që mbron figurën e tij prej burri:
“Edi Kuçi është burrë që nuk e poshtëron asnjë GRUA, por as nuk e humb FOKUSIN e vet! Respekt!”
Ky mesazh vjen si një “mburojë” nga jashtë për lojën e tij brenda, duke theksuar se qëndrimi i tij nuk është mungesë respekti, por thjesht fokus në lojë. Akoma më thumbuese është diçitura që shoqëron postimin:

“Nuk lëmë gjurmë për atë që prekëm, por për çfarë nuk shkelëm kur patëm mundësi.”
Me këtë frazë, stafi i tij lë të kuptohet se Edi ka treguar qytetari duke mos e “shkelur” dikë (në këtë rast supozohet Dolcen) edhe kur situata mund t’ia ketë lejuar.
